Subscribe

Në ditën e dytë të luftimeve në Izrael dhe situatës së rrezikshme të krijuar, për shqiptarët që jetojnë atje ose ndodhen për arsye të tjera dhe kërkojnë të largohen, Ministria jonë e Jashtme u kërkon që të lidhen me autoritetet shqiptare përmes këtij numri telefoni dhe kësaj adrese në e-mail.

 

Thirrja për të komunikuar drejpërdrejt me telefon përmes aplikacionit what’s app apo me e-mail është edhe për shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

 

Në mesazhin video të shpërndarë nga Ministria e Jashtme, ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe u garanton se aeroporti ndërkombëtar i “Ben Gurion” në Tel Aviv është i hapur.

 

MERI KUMBE

 

AMBASADORE E SHQIPERISE NE IZRAEL

 

Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës  dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi. Vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

 

Për arsye sigurie, nga Ministria e Jashtme, këshillohet anullim të udhëtimeve drejt Izraelit nga qytetarë shqiptarë që mund të kenë planifikuar për arsye të ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re