Qindra shtetas shqiptare, prej tre ditësh janë bllokuar ne doganën e Kapshticës ne pritje për te kaluar ne shtetin grek. Sipas autoriteteve te vendit fqinj njoftohet se shkak është bere një defekt teknik, i cili ka nxjerr jashtë funksionit sistemin. Por ndërkohe ne ketë pike kufitare mund te kalojnë te gjithë shtetasit me pasaporte greke.
 
Te pyetur nga Vizion Plus, emigrantet shqiptare shprehen se situata nuk lidhet me defektin ne sistem por me zhvillimet e fundit ne Himare.
 
Te shtunën ministri Ditmir Bushati ishte ne Kakavije, ku pas komunikimit me homologun grek, tha se është rene dakord, qe kalimi i qytetareve te behet nëpërmjet skanimit te pasaportave deri ne rregullimin e sistemit kompjuterik. Por realiteti ne pikat e kalimit kufitar flet ndryshe. Emigrantet nuk po arrijnë te kalojnë ne vendin fqinj atje ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re