Zv.kryeministri Erion Braçe reagon ndaj akuzave të presidentit Ilir Meta, i cili gjatë një bashkëbisedimi në Vlorë u shpreh se shqiptarët në 25 prill do të votojnë me pasaportë, kartë identiteti dhe shpatë.

Erjon Braçe nuk ka munguar të ironizojë Metën, duke u shprehur se ka shumë kohë që nuk votohet me shpata, por me laps dhe letër.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe ka ngritur pyetjen se përse këtë herë duhet të votohet me shpatë.

“President,

PSE DUHET TE VOTOJME ME SHPATA?!

Na u be nje jete qe votojme me leter e laps,

PSE KETE HERE DUHET TE VOTOJME ME SHPATA?!

Pastaj ku votojne me shpata sot?

VO: deklaratat ishin cdo pese minuta ne Balkanweb”, tha Braçe.

Meta deklaroi nga Vlora, pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë historike dhe ‘oligarkia do të rrëzohet përtokë”.

Unë kam mbajtur premtimin për të ruajtur demokracinë, e kam thënë që unë mes demokracisë dhe pushtetit, do të zgjedh gjithmonë demokracinë.

Me pasaporta, me karta, me shpata, shqiptarët do votojnë më 25 prill. Kush nuk e pranon këtë, le të lidhi kokën me peshqir. Votimi do të jetë historik, oligarkia do të rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do të ngrihet në këmbë.

Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar, të gjithë shqiptarë do të shkojnë të votojnë”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re