Pesë oficerë policie janë përjashtuar nga puna për shkak të komenteve të tyre raciste, seksiste dhe homofobike. Policët e rajonit Hampshire u regjistruan duke bërë komente të turpshme për të dyshuar dhe kolegë.

Ata janë dëgjuar të ankohen duke krahasuar një oficer me ngjyrë me një qen të racës së përzier, për shtetasit shqiptarë kanë thënë se duhen qëlluar, ndërsa emigrantët e paligjshëm sipas tyre meritojnë dënim me vdekje.

Në këto përgjime është përfshirë edhe një efektiv i gjashtë, por atij i është dhënë paralajmërimi i fundit për përjashtim. Hetimi ndaj efektivëve kishte nisur që prej 2018-ës pas disa ankesave.

Gjyqtari Jason Beer tha se audioja zbuloi vlerat e paqëndrueshme të standardeve të shërbimit policor në shekullin e 21.

“Ishte një njësi raciste. Një oficer me ngjyrë akuzohej se ka shkuar në Angli nga Afrika me një arkë dhe është marrë nga Kopshti Zoologjik”, tha Beer.

Ai ka deklaruar se oficerët kanë shpërndarë foto mes njëri tjetrit në grupe të ndryshme në platforma komunikimi.

“Ata kanë thënë se shqiptarët duhen qëlluar ose të vriten me një agjent nervor dhe se emigrantët e paligjshëm meritojnë dënim me vdekje”, është shprehur Beer.

/faxweb