Skip to content

Shqiptarët e bllokuar, Air Albania rikthehen fluturimet, si aplikohet

Mijëra shqiptarë janë bllokuar në shtete si Itali, Greqia, Gjermani, Franca dhe vende të tjera të Europës, si rezultat  masave të forta për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Shumë shqiptarë kanë shkuar pranë njerëzve të tyre atje, por edhe një pjesë e tyre janë bllokuar, pasi nuk mund të lëvizin. Pas tre javësh nga aplikimi i masave bllokuese të vendosura edhe në Shqipëri, qeveria ka vendosur të zbatojë një plan të ri për krijimin e hapësirave të kthimit, duke vendosur fluturimet ajrore, nëpërmjet Air Albania.

“Air Albania njofton rifillimin e fluturimeve në shërbim të personave që kërkojnë të riatdhesohen. Në një periudhë kohore shumë të shkurtër do të lajmërojmë edhe procedurën që duhet ndjekur nga këta persona për të rezervuar biletën e tyre në: airalbania.com.al  Këto fluturime do të jenë në dispozicion jo vetëm për shtetasit që duan të kthehen në atdhe, por gjithashtu për shtetasit shqiptarë apo të huaj, që duan të udhëtojnë nga Shqipëria drejt destinacioneve europiane, ku kanë edhe lejen e qëndrimit”, thuhet në njoftimin për shtyp. Ndërsa është parashikuar që të kthyerit nga jashtë duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, duke i futur në hotelet të veçanta në zonat bregdetare.