Skip to content

Shqiptarët e Diasporës nesër në protestë para Komisionit Europian, aktivistja: Mesazhi i qartë, “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”

bruksel

Nesër me 3 tetor në orën 16:00 shqiptarët e Diasporës kanë njoftuar protestë në Bruksel përpara Komisionit Europian.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj theksoi se shqiptarët e Diasporës do të japin një mesazh të qartë se shqiptarët duan Shqipërinë në BE, por pa Edi Ramën.

“Nësër më 3 tetor në orën 16:00 shqiptarët e diasporës nga të gjitha qytetet europoane do të mblidhen në Bruksel përpara Komisionit Europian sepse institucionet e BE meritojnë të dëgjojnë edhe një version tjetër përveç versionit të Edi Ramës dhe Ursula von der Leyen. Ne jemi këtu dhe shqiptarët e Diasporës në Bruksel. Ne themi “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”, tha aktivistja Sidorela Vatnikaj.