Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që nuk kanë dorëzuar ende zarfat me votën e tyre të përshpejtojnë me procesin. Ai theksoi se fluksi është i lartë, por ditët po shkurtohen. 

“Të premten gjithçka duhet të ketë përfunduar”, deklaroi Kreu i Qeverisë, duke nxjerrë shifrat e zarfeve të dorëzuara deri më tani nga shqiptarët që jetojnë në shtete të ndryshme të botë,

Rama thekoi se shqiptarët e Italisë janë në krye me 74%, ndërsa ata të Greqisë janë më mbrapa të gjithëve me 39%.

“Janë edhe 36 mijë zarfe të padorëzuar, por ama ka akoma kohë. Mos prisni që të vijnë t’ua marrin por kthejini mbrapsht në pikën postare të DHL-së, nga Gjermani 72% por janë ende 7000 të padorëzuar, bëni një përpjekje të fundit”, deklaroi Kryeministri.

Edi Rama: Jemi në një situatë ku është inkurajuese pjesëmarrja e lartë në krahasim me një sërë vendesh të tjera, por si hera e parë duhet të jetë shumë më e lartë, besoj unë.

U them shqiptarëve të Italisë që janë në krye të të gjithëve me 74%, forca, janë edhe 21 mijë zarfe të padorëzuar. Shqiptarëve të Greqisë që janë më mbrapa të gjithëve jo për fajin e tyre, por konfuzionit të krijuar nga kompania në ditët e para, 39% forca, forca, janë edhe 36 mijë zarfe të padorëzuar, por ama ka akoma kohë, ka akoma kohë dhe mos prisni që të vijnë t’ua marrin por kthejini mbrapsht në pikën postare të DHL-së, nga Gjermani 72% por janë ende 7000 të padorëzuar, bëni një përpjekje të fundit.

Amerika mbresëlënëse 70%, por janë 5500 pa dorëzuar, Britania e Madhe më pak me 59% me 7000 të padorëzuara ende. Të tjerat në total kanë shifër inkurajuese 88%, rezultojnë të jenë në total rreth 15 mijë të dorëzuara nga 17000 të shpërndara. Janë edh 1300 e ca që janë në duart e juaja, që jeni larg.

Do ju lutesha të ecim sa më shpejt, është mundësi historike, është votë historike dhe do të ishte gjynah që mbasi keni bërë mundimin për tu regjistruar të mos bëni edhe mundimin për të dorëzuar fletën e votimit që ju ka ardhur. Jemi në total 65%, fluksi vazhdon të jetë i lartë, por ditët po shkurtohen. Deri të premten gjithçka duhet të jetë përfunduar, kështu që forca për Shqipërinë në BE.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko