Rritja e temperaturave dhe nisja e sezonit turistik ka sjellë një dyndje të shqiptarëve të Kosovës në drejtim të bregdetit.

Fax News është zhvendosur në pikën e kalimit kufitartë Morinit, ku si pasojë e fluksit të lartë, autoritetet po zbatojnë procedurën e përshpejtuar të kalimit, që do të thotë që shënohen vetëm targat e mjeteve dhe numri i personave që udhëtojnë në të.

Sipas burimeve zyrtare janë 6 sportele në punë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në territorin e Shqipërisë nga Morini  afro 24 mijë shtetas.

Të pyetur nga Fax News, shumë prej qytetarëve shprehen se kanë ardhur për pushime drejt Shqipërisë, ndërkohë që destinacionet më të preferuara janë Durrës, Shëngjini, Velipoja, por edhe plazhet në jug të vendit.

Duket se edhe këtë vit, sektori i turizmit, do të mbahet më së shumti nga turizmi patriotik, ku qindra mijëra qytetarëtë Kosovës zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre.

“Që 10 vite pushojmë në Velipojë, e kemi gjetur veten shumë mirë, edhe këtë vit do të pushojmë 10 ditë”, shprehet një çift turistësh.

“Po shkojmë në Shëngjin, do të qëndrojmë 4-5 ditë”, shprehen të tjerë pushues.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re