“I bëj apel Elvis Naçit, të gjithë shqiptarëve, që të më ndihmojnë që ta shërojmë këtë ëngjëll, të jetojë e lirë, e qetë, sikur të gjitha shoqet e saj.”

Kjo ishte lutja e një babai, që pa sesi vajza e tij 4 vjeçare shkoi në shtratin e spitalit e qëndroi aty për ditë, pa asnjë shpresë. Lorela u prek nga një sëmundje tepër e rëndë, tumor në kokë. Bota i ra përmbys familjes Durmishi nga Podujeva, kur zbuluan lajmin. Për ta shpëtuar Lorelën, duheshin mbi 70 mijë euro. Babai i Lorelës, Loriku, u dorëzua.

Por shqiptarët jo.

“Shqiptarët për Shqiptarët” përcolli lutjen e këtij babai drejtuar bashkëkombasve dhe brenda pak orëve, shuma për të dërguar Lorelën jashtë shtetit për kurim u arrit. Në pak orë, mijëra shqiptarë u bënë bashkë, për t’i dhënë shansin e kurimit Lorelës.

Pas një pune intensive e të lodhshme, gjithçka u bë gati dhe Lorela u nis drejt Turqisë për kurim.

Tashmë na mbetet vetëm të lutemi për shërimin e plotë të Lorelës së vogël.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re