Qeveria e Shkupit shpalli tre ditë zi kombëtare për viktimat e aksidentit tragjik me autobus në Bullgari, nga i cili humbën jetën 46 persona, pothuajse tw gjithw shqiptarë.

Autobusi me targa maqedonase, i nisur nga Stambolli me destinacion Shkupin, u përplas me barrikadat e rrugës dhe më pas u përfshirë nga flakët.

Për shkaqet e aksidentit po heton aktualisht vetëm prokuroria e Bullgarisë, u njoftua pas takimit të zv.kryeprokurorit të Bullgarise Borisllav Sarafov dhe kryeprokurorit të RMV Lubomir Joveski.

Autoritetet kanë nisur procesin e identifikimit të viktimave, ndërsa prokurorët po marrin rrëfimin e dy të mbijetuarve dhe të dëshmitarëve okularë. Të mbijetuarit e tjerë janë në gjendje stabël por ende jo gati për të folur me prokurorët.

Agjencia “Besa Trans”, sw cilws i pwrkiste autobusi fatal, funksionon tashmë prej 20 vitesh në treg dhe nuk ka pasur aksidente të rënda deri tani.

Megjithatë do të hetohet dokumentacioni teknik i kompanisë, edhe pse sipas të dhënave të para, autobusi ka qenë i ri në funksionim prej vetëm tre vitesh.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re