Skip to content

Shqiptarët i bëjnë për vete grekët me këtë gjest që pushtoi mediat greke (Fotot)

shqipet

Kush thotë që shqiptarët përmenden vetëm për punë të këqija nëpër botë? SHumë emigrantë shqiptarë kanë arritur të thyejnë akullin, duke bërë për vete grekët.

Një iniciativë speciale u nis fundjavën e kaluar nga Shoqata Shqiptare e Mërgimtarëve të Kissamos. Anëtarët e Shoqatës me përvojë në ndërtim dhe punë teknike dhuruan një lulishte të bukur në Shkollën e Parë Fillore të Kissamos, e cila tani do të zbukurojë ndërtesën dhe do ta modernizojë atë estetikisht për shumë vite.

Media greke ka publikuar fotot frymëzuese të punës së emigrantëve shqiptarë dhe i cilëson një shembull të vullnetit të mirë dhe kontributit për shoqërinë.

70792900 470243170499809 4642360172344246272 n 640x853

Iniciativa e tyre ka thyer mitin e shqiptarëve, të cilët përgjithësisht në mediet e huaja janë përmendur vetëm për vepra pe nale, vje dhje dhe pazare dro ge./Dosja

69283458 470242763833183 3102079063414538240 n 640x853