Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka e ka cilësuar “të qëllimshëm” veprimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për ti dërguar aktákuzën për vrásje të paligjshme dhe kríme lùfte Hashim Thaçit. Në një intervistë për “Fax News” u shpreh se dyshon që Gjykata po vepron 50% politikisht pasi njoftimi shkoi në momentin kur presidenti i Kosovës po udhëtonte për në takimin në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Zekës, faktorët e mëdhenj që përfshihen në këtë ndikim politik janë Rusia, Kina, Serbia e Spanja. Ndërsa përveç Thaçit dhe Veselit, ashtu sic thuhet edhe në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, përfshihen edhe emra të tjerë për të cilin ish-deputeti tha se janë figura të mëdha të politikës kosovare.
“Shkuarja e tij në Washington ka qenë lajm historik për kombin shqiptar. Gjykata qëllimisht deklaroi akt ákuzën, e cila do të konfirmohet apo jo do të presim disa ditë apo muaj. Megjithatë lajmi është shumë i réndë pasi me këtë ákuzë janë edhe 9 emra, së basku me Thaçin e Veselin, figura shumë të mëdha të politikës kosovare.
Dyshimet e mia përse gjykata po vepron 50% edhe politikisht, e mbështes këtë dyshim me 2 argumente. Në momentin që Haradinaj nuk pranoi ta hiqte taksën kundër Serbisë, u detyrua të japë dorëheqjen. Njësoj po veprohet me Thaçin. Çfarë logjike ka kur mediat prestigjoze raportojnë për takimin në Shtëpinë e Bardhë.
Kur është në aeroplan merr njoftim për akt ákuzën. Do të thotë se ka ndikim politik nga faktorë të mëdhenj sic është Rusia, Kina, Serbia, vende perëndimore si Spanja. Mos harroni që Borelli dhe Lajçaku janë njerëz që fuqishëm e kanë luftuar dhe kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Nuk janë rastësi por kurdisje politike të qëllimshme. Ju lutem shikoni në çfarë mënyrë ráciste përdoren qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës si të jemi arusha të malit.
Mendoj dhe besoj që Thaçi ka bërë veprim të mirë që ka anuluar vizitën dhe do të kthehet nesër në Kosovë”, tha Zeka.(A.M/Faxweb.al)
/faxweb