Kreu i LZHK Dashamir Shehi për shkak të situatës pandemike e ka zhvendosur fushatën elektorale online. Përmes rrjetit të tij Facebook, Shehi çdo mbrëmje komunikon me qytetarët dhe shpreh shqetësimin e tij ndaj qeverisë.

Aleati i PD ka komentuar deklaratat e kryeministit Edi Rama, i cili u shpreh se shqiptarët janë dembelë dhe se do të vijnë forca punëtore nga Bangladeshi.

Shehi doli kundër këtyre deklaratave, duke theksuar se qytetarët dhe njerëzit e thjeshtë i janë përshtatur kësaj situate dhe se rrugën më të shkurtër për të jetuar kanë gjetur emigracionin.

Kreu i LZHK shtoi më tej, se Shqipëria ka rrogën më të ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

E kanë humbur shpresën tek tregu i punës. Vetëm vendet e deprimuara ekonomikisht, vendet që nuk kanë entuziazëm për të ardhmen.

Gati 10% e shqiptarëve që mund të punonin sipas mendjes së kryeministrit nuk punojnë. Mirëpo pse nuk punojnë këta njerëz? Kush është ai që nuk do punë?

Në radhë të parë u bë vite që formim profesional nuk ka, investime për të hapur vende të reja pune nuk ka, riformatim të profesioneve të ndryshme nuk ka fare.

Ne i jemi përshtatur kësaj situate, që nëse je i ri merr valixhen dhe ikën nëse je i vjetër dhe nuk ke mundësi të punosh dil te kafja e lagjes dhe e fshatit dhe aty thotë ky zotëria merren me thashetheme.

Atë e shqetëson ideja pse marrin në gojë qeverinë dhe ky është halli më i madh i këtij.

Paga mesatare në Shqipëri është 420 euro, paga minimale deri dje ishte 260 mijë lekë tani e kanë bërë 300 mijë lekë, në propozimet elektorale po duan ta bëjnë 300 euro.

Kosova e vogël dhe e varfër e ka rrogën minimale 620 euro, Mali i Zi që ka më të lartën e ka 770 euro”, tha Shehi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re