Me flamur shqiptarë dhe të veshur kuq e zi, qindra e mijëra emigrantë shqiptarë në Angli mbushën sheshet dhe rrugët e Londër në nëntor 2022, duke protestuar kundër deklaratave të ish-ministres së Brendshme, Suella Braverman, e cila i quajti “kriminelë”.

Ata “rrethuan” Parlamentin britanik, duke kërkuar dorëheqjen e saj ndërsa nuk munguan thirrjet “O sa mirë me qen shqiptar”.

Suella Braverman, e cila u shkarkua ditën e sotme (13 nëntor) deklaroi në atë kohë se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.

Braverman nuk kursye gjuhën e ashpër ndaj atyre që hynin në mënyrë ilegale në vend, teksa u zotua në atë kohë se gjente një mënyrë që të funksionojë skema e Ruandës.

Ish-ministrja e Brendshme akuzoi shqiptarët se po kthehen në kriminelë në vendin e tyre sidomos në fushën e trafikut të drogës dhe atë të kultivimit të kanabisit, një metodë që sipas tyre e kanë shumuar pikërisht shtetasit shqiptar që kanë shkuar në vendin e tyre.

Shkarkimi nga posti

Suella Braverman u shkarkua si ministre e Brendshme nga kryeministri britanik Rishi Sunak.

“Ka qenë privilegj i madh i jetës sime të shërbej si sekretare e Brendshme”, është shprehur Braverman, pasi iu kërkua të largohej nga posti.

“Do të kem më shumë për të thënë, por në kohën e duhur” shtoi ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re