Artur Roshi i ftuar në emisionin “Aktualitet” që modelohet nga Bejdo Malo në “Fax Neës” ka folur kulturën e shqiptarëve dhe ndikimin e politikës në shkatërrimin e qytetit.

Roshi shpjegon arsyen përse shtëpitë dhjetëra-qindra vjeçare në Tiranë nuk duhet të prishen për të ndërtuar kulla.

“Ne jemi shoqëri e prapambetur dhe pothuajse ne nuk jemi emancipuar fare që në kohën kur ankohej Konica në vitin 1920. Nuk ka reagim, është e mpirë shoqëria! Kjo ven për shkak të prapambetjes që është politika përgjegjëse për këtë prapambetje, 50 vite diktatura dhe këto 30 vite njësoj.

Gjatë diktaturës pati një tiranë që zhvillohej brenda unazës. Rama dhe Veliaj këtë gjë duan të bëjnë, të vendosin vulën. Komuna e Parisit çfarë simboli është apo 21 dhjetori. Rama është përgjegjës për zhvillimin e keq të Komunës së Parisit, me rrugicë të vogla dhe me mbingarkesë.

Nga ana teknike them dy fjalë, duhet të ruhen shtëpitë e vjetra që kanë vlerë në Tiranë. Ta kuptojnë njerëzit. Teknikisht ne shikojmë mënyrën si është ndërtuar dikur kjo ndërtesë dhe sa ka qenë i zhvilluar kombi jonë dhe teknologjia e ndërtimit të atij objekti tregon etapën e zhvillimit të një shoqërie të caktuara prandaj ruhen këto banesa. Pra ne themi që ka ekzistuar Shqipëria dhe ndërtimin e krahasojmë me Italinë”, tha Roshi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re