Një operacion antidrogë i autoriteteve italiane ka çuar në pranga 12 persona, italianë dhe shqiptarë .

Të arrestuarit dyshohen për aktivitete të zgjeruara kriminale, përfshirë transport kokaine në sasi të mëdha dhe lidhje me grupin e njohur italian Ndragheta.

Për tranportin e lëndës narkotike nga amerika latine në kalabri, grupi i shqiptaro-italian kishte në dispozicion një avion privat dhe pilot profesionist.

Sipas mediave italiane në krye të grupit qëndronte nje shtetas shqiptar i identifikuar si Pëllumb Pacrami 49-vjeç, e po ashtu rol me rendesi kishte edhe nje një grua shqiptare Marian P. 45-vjeç, e cila therritej me pseudonimin “Rosi Abate” personazh I njohur I nje seriali Italian qe ka ne fokus mafian ne Palermo.

Pëllumb Pacrami i cili shtë arrestuar tashmë për trafik droge ka qenë i burgosur më heret për disa krime në Itali edhe për tentativë vrasje, përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni.  Grupi kriminal u zbulua në vitin 2022 në kuadër të një tjetër operacioni të madh anti-Ndragheta.  Fill në atë moment nisi përgjimi I grupit shqiptaro-italian që trafikonte e tregtonte sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia.

Në përgjime, Briken Ndreka nipi i 49-vjeçarit Pëllumb Pacrami, mburret para miqve të tij për forcën e të afërmit të tij, në trafikun e kokainës, ku ai kishte transportuar vetëm në një rrugë 30 kg kokainë, në ditë të vështira.

Ndreka flet gjithashtu për një tjetër xhaxha të fortë në Shqipëri I lidhur me personma të fuqishëm që veprojnë në Elbasan, të  të aftë për të importuar 300 kilogramë nga Kolumbia.  Anëtarët e grupit ishin ekspozuar së tëpermi në disa zona të Romës, duke blerë prona e lokale, e duke lëvizur me automjete super luksoze.

Operacioni ipolicisë italiane vjen në vijmësi të disa operacioneve të tjera ndaj grupit kriminal Italian ndragheta vitin e kaluar më të cilët shqiptarët kishin lidhje./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re