Policia greke ka sekuestruar një plantacion me 2100 rrënjë kanabis në periferi të Athinës.

 

Sipas departamentit të anti-drogës së Athinës,l ënda narkotike ishte mbjellë në periferinë e kryeqytetit helen dhe ruhej nga persona të armatosur.

 

Mediat greke raportojnë se në pranga kanë rënë 6 shtetas shqiptarë, 5 meshkuj të moshave 24-45 vjeç dhe një femër 41 vjeç.

 

Bimët narkotike ishin në periudha të ndryshme rritje dhe kishin lartësi 50-110 centimetra.

 

Mësohet se organizata e shqiptarëve kishte degë në të gjithë Greqinë, ku shpërndante lëndën narkotike.

 

Për gjetjen e lëndës narkotike u përdorën qentë anti drogë, ndërsa forca të shumta policie u përdorën për rrethimin e zonës pasi trafikantët kishin instaluar sisteme kamerash dhe sistme alarmi në gjithë zonën.

 

Arrestimet u kryen një ditë më parë në zonën Oropos të Atikës ku edhe u vunë në pranga të gjithë anëtarët e kësaj organizate.

 

Autoritet greke thonë se tashmë organizatat e prodhimit dhe trafikut të kanabisit preferojnë ta mbjellin atë në brendësi të territorit të vendit, pasi kontrollet në afërsi të zonave urbane janë më të pakta dhe lëvizja e sasive të narkotikëve me automjete është më e sigurtë.

 

 

Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re