Skip to content

“Shqiptarët më pritën me bukë e kripë e zemër”, Yuri Kim mesazh pas largimit nga Tirana: Shpresoj të tregoni të njëjtën mirësi ndaj ambasadorit të ardhshëm!





Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, është shprehur se gjatë qëndrimit në vendin tonë, shqiptarët e kanë pritur me “bukë, kripë e zemër”.

sklllss

Komentet Kim i ka bërë me anë të një statusi në Tëitter pas largimit të saj nga Shqipëria, ku shprehet se gjatë qëndrimit në Shqipëri, ka vizituar të 61 bashkitë e vendit.

Kim tha gjithashtu se shpreson që të njëjtën mirësi dhe mikpritje shqiptarët të tregojnë edhe ndaj pasardhësit të saj.

“Largohem pas tre vitesh e gjysmë nga Shqipëria e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim!”, ka shkruar ajo.

“”