Pak më herët u bë i ditur lajmi se shqiptarët nga 2021 duhet të
pajisen me një vizë për të udhëtuar drejt vendeve të zonës Shengen.

(European Travel Information and Authorization System) ETIAS u propozua nga Komisioni Evropian në prill 2016 dhe u miratua në nëntor 2016.

Pritet që deri në fund të vitit 2021, sistemi ETIAS të implementohet plotësisht.

Aplikantët do të duhet të kryejnë një regjistrim ETIAS përpara se të udhëtojnë në Evropë.

Formulari i aplikimit ETIAS gjendet online dhe në të shumtën e rasteve autorizimi bëhet vetëm në pak minuta.

I gjithë procesi i regjistrimit dhe aplikimit në internet nuk do të kërkojë më shumë se 10 minuta.

Pasi procesi i regjistrimit dhe aplikimit të ETIAS përfundon ai
dorëzohet dhe miratohet, dokumenti i autorizimit të udhëtimit ETIAS do
të lëshohet dhe do të vlejë për 3 vjet radhazi.

Për të kryer aplikimin ju duhet të zotëroni një pasaportë biometrike
dhe po ashtu nja kartë krediti për kryerjen e pagesës. Në fund duhet të
zotëroni edhe një adresë e-maili ki edhe do merrni konfirmimin dhe
aprovimin e vizës.

Çfarë informacioni duhet të kenë aplikantët për plotësimin e formularëve:

Emri i plotë

Data dhe Vendi i lindjes

Adresa e tanishme

Informacion për prindërit

Pasaporta dhe detaje të tjera të kombësisë

Përveç informacionit themelor personal, aplikantët gjithashtu do të duhet t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me:

Përdorimin e drogës

Terrorizëm

Trafikimi i qenieve njerëzore

Udhëtimi në zonat e konfliktit

Histori kriminale

Historiku i punës

Informacione të udhëtimeve në të kaluarën

Informacione për sigurinë

Nëse kërkesa është refuzuar, mund t’ju kërkohen informacione shtesë. Udhëtari
do të ketë 96 orë për ta siguruar atë, dhe autoriteti kombëtar i vendit
përkatës anëtari i Shengenit do të ketë katër javë kohë për të marrë
një vendim. Në rast të mohimit, aplikanti ka të drejtë ankese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re