Na ndajnë edhe pak orë nga zgjedhjet parlamentare në Greqi, një vend me numër shumë të lartë shqiptarësh. Kjo ka bërë që dhe këta të fundit të jenë shumë të përfshirë.

Disa prej tyre kanë folur për gazetaren Linda Karadaku të ABC News, duke u shprehur se Greqia i ka ndihmuar shumë për jetuar, ndërsa kishte dhe nga ata që kanë zgjedhur të mos votojnë, pasi çdo ditë hasen me probleme.

“Unë jam brezi i parë e emigrantëve dhe kam ardhur më 1991, i bie pas 32 vjetësh rrojmë, punojmë dhe kemi ngritur jetën tonë në një vend, i cili na është bërë atdheu jonë.

Nqf se do më pyesnit se çfarë është për ty Greqia, do të bëja krahasimin e nënës me njerkën. Dmth brezi jonë është brezi që u lind në Shqipëri, nëna jonë është Shqipëria, e cila nuk na mbajti dot, nuk na rriti dot dhe na u bë Greqia ajo njerka që i dha të gjitha”, u shpreh një qytetar shqiptar në Larisa.

 “Punoj shofer këtu në Greqi dhe kam 30 vite, kam ardhur në ’98 në Greqi. I kam marrë të gjitha dokumentat. Nuk kam votuar dhe nuk dua. Problem kryesor që kanë shqiptarët këtu është puna e pensioneve dhe dokumentave që zvarriten shumë”, tha emigranti Apostol Prifti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re