Skip to content

Shqiptarët, në Greqi për pushime; rritet numri i familjeve që zgjedhin vendin fqinjë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Greqia mbetet një nga destinacionet e preferuara të shqiptarëve për të kaluar pushimet. Kjo jo vetëm për shkak të heqjes së masave kufizuese nga vendi fqinj, por edhe për qetësinë si dhe çmimet më të ulëta që ofrojnë shumë nga operatorët turistikë në anën tjetër të kufirit.

 

Kjo pohohet edhe nga qytetarë shqiptarë të cilët kanë udhëtuar nga pika kufitare e Kapshticës këtë të premte drejt vendit fqinj.

 

Jemi nga Korça. Po shkojmë me pushime. Çmimet ne raport me Shqipërinë janë me të arsyeshme. Nga Elbasani. Në Greqi për pushime. Kushte më të mira. Do gjesh më lire.

 

Burime zyrtare thanë se gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga vendi ynë drejt vendit fqinje më shumë se 2300 shtetas, ndërkohë që në 7 ditët e fundit kanë kaluar drejt Greqisë mbi 16.000 shtetas shqiptare dhe të huaj.

 

Ndërkohë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës hyrjet nga Maqedonia e Veriut kanë numër më të madh se daljet. Gjatë orëve të fundit në Qafë Thanë, kanë hyrë 3413 dhe kanë dalë 2875 persona.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë