Lista Shqiptare ka refuzuar të bëhet pjesë e qeverisë së Krivokapiçit pasi kërkesat e saj nuk janë pranuar, as ato politike as ato programore.

“Na është ofruar zv/kryeministri që njëherësh do të ishte edhe Ministër i pakicave. Mirëpo ne e kemi refuzuar,” tha për Abc, Mark Pashko Lucgjonaj nga Alternativa Shqiptare, pjese e Listës Shqiptare.

Kujtojmë që më parë, Nik Gjeloshaj dhe Z. Krivokapiç kishin rënë dakord që Listës Shqiptare t’i jepeshin dy ministri, Ministria e Pakicave dhe ajo e Turizmit, si dhe shtatë zv. Ministra ose sekretarë shtetëror.

Më pas, i mandatuari ndryshoi gjithë projeksionet për qeverinë dhe programi politik i Listës shqiptare u minimizua bashkë me pozitat e dakorduara gjë e cila beri që Lista Shqiptare, pas konsultimeve të refuzonte të ishte pjese e qeverisë së re!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re