Skip to content

Shqiptarët në revoltë 31 ditë kundër Ramës/ “Ka deputetë të PD që gëzojnë kur thërrasin “Berisha në burg”, Balla nga Kuvendi: Ne protesta nuk na mund dot

seancaa Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se protesta e shqiptarëve ka mundur vetëm opozitën. Pasi sipas Ballës, protesta nuk e mund dot Partinë Socialiste.

Ndërkohë sot është dita e 31 e shqiptarëve që janë në revoltë kundër Ramës dhe kërkojnë largimin e tij.

“Parlamenti është vendi ku forca argumentit duhet të mbizotërojë. Vota është ajo që përcakton demokracinë. Meqenëse u morën sheshin doni të bashkoheni me ata që u morën sheshin edhe pse ata u anatemojnë udhëheqësin. Mes jush shoh shumë prej jush që gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, sepse shumë prej jush shpresoni do shpëtoni nga Saliu. Ju protesta ju mundi, ne protesta nuk na mund dot. Ne na shajnë me libër shpie nuk kam asnjë problem, ju u thotë “opozitë  e shitur”, e dini pse?”, tha ai.