Skip to content

Shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit/ Mbahet sot protesta e 31, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës!

kryeministria e rrethuar2 1

Sot do të mbahet protesta e 31 kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 31-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.