Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës është regjistruar zyrtarisht për të garuar në zgjedhjet parlamentare në Serbi që do të zhvillohen në fillim të prillit.

 

Lajmin e ka bërë te ditur vetë deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, përmes një postimi në facebook duke shtuar se koalicioni i cili përbehet nga tre parti do të mbaje numrin 16.

 

Ndërkohë presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi para mbështetësve të tij se tani gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

 

“Zgjedhjet nuk kanë qenë kurrë lojë, por tani janë më të rëndësishme se më parë dhe për këtë është e rëndësishme që të ruajmë paqen dhe stabilitetin me çdo kusht. Ne duhet të mësojmë dhe të mos marrim pjesë në asnjë luftë, të shpëtojmë jetën tonë dhe të vazhdojmë të punojmë, për të qenë një nga ekonomitë më të suksesshme në Evropë, si në dy vitet e mëparshme.”

 

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të zhvillohen më 3 prill.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re