
Arjan Asimi drejtues i NOVA media, i ftuar në një lidhje “skype” për emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News ka folur për parashikimin e kandidaturave fituese në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Arjan Asimi: Jashtë llumit të Shqipërisë, 6 marsi është shumë e rëndësishme. Le ta ndajmë një moment, janë 2 parti, njëra që është në pushtet, e mbaruar por që mbahet me paterica nga një person që ka vjedhur çdo gjë dhe një tjetë që mbijeton për mos ta dëmtuar Ramën.
Shqiptarët nuk janë aq të trashë, sepse sot politika po i trajtojnë si fisi “Zulu” si njerëz të trashë. Unë do thoja se shqiptarët do jenë aq të zgjuar sat ë kuptojnë se për herë të parë në Shqipëri u bënë “primaret”. Kjo është fitore sepse u mboll fara. Si e kupton socialisti apo demokrati i Lulzim Bashës këtë kur janë të zhytur në llumin e tyre? Kështu e shikojnë shqiptarët, që doli opozita e vërtetë nga reanimacioni. Unë besoj se shqiptarët kanë shansin t’i japin një grusht Edi Ramës dhe një goditje Bashës.
Pyetje: Ka ndonjë shans opozita reale, të fitojë ndonjë bashki?
Asimi: Rama është shumë i limituar për të vjedhur sepse janë 6 bashki jo më shumë. Në Vorë e merr Rama ose Basha sepse e vjedhin me anë të votimit elektronik.
Shkodrën e shikoj me PD-në e 11 dhjetorit se e di se shkodranët nuk janë njerëz që shiten për 5 lekë. Shkodranët gjithmonë e kanë mbështetur të djathtën reale. Aulon u hapën dyert për të rinjtë. Fjalët e kota më tej janë fukarallëk.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
