Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të raportit të OBSH që thotë se “shqiptarët paguajnë nga xhepi 60% të shpenzimeve për shëndetësinë”.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se kjo tregon se “shëndetësia falas ka qenë dhe mbetet një mashtrim i Edi Ramës”.

“OBSH tregon qarte se shqiptaret paguajne nga xhepi me shume se te gjithë ne Europe. Ju kam shpjeguar me durim per vite me radhe se ky premtim kishte vetëm nje qellim shkatërrimin e shëndetësisë, grabitjen e saj permes koncesioneve dhe largimin masiv te mjekeve dhe infermiereve”, thuhet në reagimin e Vasilit.

Reagimi i Petrit Vasilit

Perfundoi ne gremine premtimi mashtrues i shendetesise falas te Edi Rames!

Shendetesia falas ka qene dhe mbetet mashtrimi me i pafytyre i Edi Rames.

OBSH tregon qarte se shqiptaret paguajne nga xhepi me shume se te gjithe ne Europe.

Ju kam shpjeguar me durim per vite me radhe se ky premtim kishte vetem nje qellim shkaterrimin e shendetesise, grabitjen e saj permes koncesioneve dhe largimin masiv te mjekeve dhe infermiereve.

Keni degjuar edhe propaganden violente, idiote, dhe mashtruese te Edi Rames, ministrave te tij njeri me i paafte se tjetri dhe deputeteve debilë per gjoja ndryshimet ne shendetesi.

1️ -Ku jane efektet e koncesioneve?

2️- Per cfare sherbyen ato ne ndihme te qytetareve?

3️- Perse shqiptaret nxorren nga xhepi afer 300 milion euro gjate Pandemise kur shendetesia na qenkesh gratis?

4 -Perse shpenzimet e shqiptareve nga xhepi u thelluan kaq shume dukearritir nd 60% kur shendetesia qenkesh falas?

5️- Ku perfundoi propaganda e neveritshme se gjoja rilindja e Edi Rames transformoi shendetesine?

Te dhenat e Organizates Boterore te Shdndetesise jane asgjesuese:

OBSH përllogarit se ndërmjet 2015 -2021 shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82 për qind.

Siç shihet nga të dhënat e OBSH-së në vitin 2005 shqiptarët paguan nga xhepi 49.3 të kostos së shpenzimeve shëndetësore, teksa më 2021 ky tregues arriti në 59.7%.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),  një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit.

PERFUNDIM

Shendetesia falas ishte nje premtim prej maskarenjsh me pasoja shkaterrimtare.

Edi Rama i ka shkaktuar nje dem strukturor dhe financiar te tmerrshem shendetesise publike shqiptare.

Sot shqiptaret e kane nje peshe shume te rende perballimin e shpenzimeve per shendetin dhe jane te pa ndihmuar nga shteti megjithse paguajne taksa dhe sigurime.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re