Shqipëria nuk është në këtë Kupë Bote por mjaftojnë shqiptarët që lujanë tek Zvicra për të na përfaqësuar. Pikërisht golat e dy prej tyre sollën edhe fitoren ndaj Serbisë madje edhe me përmbysje.

Pasi ishte sulmuesi serb Mitroviç që shënoj golin shpejt dhe e mbyllën pjesën e parë me këtë rezultat. Ndërsa e dyta nis me Zvicrën në sulm dhe është fillimsht Granit Xhaka që me një goditje të fortë nga jashtë zone që barazon shifrat. Ndërsa në fundin e ndeshjes një aksion model për Zvicrën dhe e gjitha mbyllet me një gol të Shaqirit. Kjo fitore i shton shanset Zvicrës për të vazhduar më tej.

Ndërsa më parë për të njëjtin grup ishte edhe Brazili fitoj duke e bërë një garë treshe kualifikimin në këtë grup. Të dy golat e Brazilit ndaj Kosta Rikës të shënuar nga Kutinjo dhe Nejmar./Berati.TV

Brazili 2-0 Kosta Rika

Shënues: Kutinjo 90’+1’, Nejmar 90’+7’

Zvicër 2-1 Serbi

Shënues: Xhaka 52’, Shaqiri 90’/ Mitroviç 5’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re