Të paktën 20 persona deri më tani janë arrestuar në një superoperacion antidrogë të zhvilluar në disa shtete, Itali, Spanjë dhe Austri.
Sic bëjnë më dije mediat italiane, pjesa më e madhe e te arresturave janë shqiptarë, moldave, Italian dhe ukrainas, të cilët drejtonin organizatën e strukturuar kriminale që merrej me trafik drogë në shumë vende europiane.
Autoritete italiane dhe të vendeve ku janë zhvilluar operacionet kanë sekuestruar një pjesë të aseteve që I përkisin anëtarëve të këtij grupi kriminal.
Pjesa më e e rëndësishme e aktivitetit zhvillohej ne aksin Spanjë-Itali teksa drogë pasi vinte nga vendi iberik, shitej kryesisht në afërsi të shkollave në zonën e Venecias.
Pritet që të dalin në vazhdim edhe emrat e personave të arrestuar.
