Largimi i të rinjve shqiptarë nga Shqipëria tashmë është një fakt i pamohueshëm.

Larg retorikave politike, largimi i shqiptarëve është bërë një fakt
që po i detyron ambasadat e huaja në Shqipëri të kthehen në pika
kufitare.

Mësohet se ambasada gjermane ka shtuar numrin e sporteleve për të përballuar fluksin e personave që kërkojnë informacion, apo edhe përgatisin dokumentat për t’u larguar nga vendi i tyre.

Nga tre sportele, mësohet se ambasada do t’i dyfishojë spotelelet
duke e bërë më të thjeshtë. Vetëm në gjashtë vitet e fundit Shqipërisë i
janë larguar si emigrantë 300 mijë veta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re