Skip to content

Shqiptarët po e shkretojnë Britaninë, e keqja e tyre duhet ndalur!

Shqiptarët po e shkretojnë Britaninë. Ata janë bërë shqetësim serioz për britanikët, ndërsa të bëmat e tyre janë përhapuar gjithandej. Janë këto fjali shqetësuese të cilat i preokuptojnë shqiptarët atje, dhe të cilat dje i kishte shkruar në faqet e saj “Daily Star”, gazetë kjo e cila ka pasqyruar gjendjen faktike dhe shqetësuese të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan .

Kështu, sipas të përditshmes britanike “Daily Star”, shqiptarët
po kthehen në një shqetësim të vërtetë për autoritetet ligjzbatuese britanike. Në
një artikull të botuar dje ka theksuar se bandat shqiptare po mbushin gjithë
Mbretërinë e Bashkuar me kokainë të cilësisë së lartë.

Grupet kriminale shqiptare po trafikojnë kokainë 85% të
pastër. Ata e shesin 1 gram për 100 Paund. Më së shumti aktiviteti shtrihet në
zonat më të rëndësishme të Britanisë si Londra, Manchester-i, Birmingham-i dhe
Liverpool-i.

sot ka kontaktuar shqiptarë me përgjegjësi në Britaninë e Madhe dhe i ka pyetur në lidhje me këtë dukuri, e posaçërisht në lidhje me shkrimin e të përditshmes “Daily Star”. Sipas njërit prej tyre i cili dëshiron të mbetet anonim, shqiptarët atje janë të indinjuar nga ngjarje të këtilla si dhe nga këso lajme që herë pas here dalin nëpër gazeta. Ai ka thënë se shoqatat shqiptare po mundohen të japin kontributin e tyre në parandalimin e kësaj të keqe, si dhe në rregullimin e imazhit të tyre në Mbretësinë e Bashkuar. Megjithatë, thotë ai, “mundësitë tona për të vepruar më shumë i kemi të kufizuara.”

I pyetur nëpër rolin e xhamive shqiptare atje, se sa po i
prekun këto tema, ai thotë se hoxhallarët shqiptarë gjithandej në Britani vazhdimisht
flasin nëpër ligjëratat e tyre në lidhje me dukuritë negative, sepse, sipas
tij, është edhe obligim fetar, por aq sa është njerëzor e ligjorë t’i luftojmë
të këqijat që përhapen në shqiëri.

Gjithsesi, sipas “Daily Star”, më parë shqiptarët kishin
drejtuar trafikun e narkomanisë në Londër, e tani këtë po e bëjnë në Liverpool
dhe në të gjithë qytetet e mëdha”, shprehet një burim tjetër i “Daily Star” që
merret me një grup shqiptarë në Manchester të quajtur “The Albanians”.

“Ata kanë kokainën më të pastër dhe janë shumë të
fuqishëm”, u shpreh më tej ai. Ndërkohë një zëdhënës i policisë së Merseyside
ndaj krimit të organizuar u shpreh se mafia shqiptare ka shumë ndikim në disa
qytete të Britanisë.

“Sfida është shumë e madhe me vendet e Ballkanit sepse nuk kemi si të lidhemi me ta. Është shumë e vështirë të infiltrosh njerëz aty pasi janë komunitete që njihen me njëri-tjetrin”, u shpreh Andy Cooke. //