Dubai dhe Abu Dhabi janë dy destinacionet që shqiptarët kanë zgjedhur për të kaluar festat këtë fundvit.

 

Operatori turistik, Agim Mehmeti, i ftuar në E-ZONE, në Vizion Plus, thotë se janë dy avionë në ditë që ikin pothuajse plot me njerëz që zgjedhin këto dy destinacione për festat e fundvitit.

 

“Dubai është globalisht një destinacion për kalimin e fundvitit. Ai është një nga destinacionet që ofron show-n më të madh për ndërrimin e viteve dhe kërkesa është shumë e lartë. Edhe tregu jonë nuk ka si të jetë ndryshe. Nga data 27 deri në fund të vitit të gjithë fluturimet që zbresin në Dubai apo edhe në Abu Dhabi. Nuk po themi 100% të mbushura, por janë në vendet e fundit të mbushjes dhe po flasim për dy flururime në ditë”, sqaroi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re