Tre shqiptarë të cilët bënin pjesë në një grup kriminal me aktivitet në Barcelonë, të cilët ishin të specializuar në vjedhjen e banesave, janë arrestuar nga policia e Katalonjës.

Shqiptarët I përkasin moshës 26, 27 dhe 33 vjeç.

Policia po i priste në banesë shqiptarët, ndërsa këta të fundit po ktheheshin nga grabitja e pestë me dhunë që kishin kryer në disa shtëpi, grabitje që ishin kryer mids datave 13-15 tetor.

Të arrestuarit i arkivonin një pjesë të sendeve të vjedhura në një depo në Badalona.

Sjellja e tyre ishte e njëjtë në të gjitha vjedhjet.

Ata siguroheshin që nuk kishte njeri fillimisht në banesë.

Më pas hynin në shtëpi dhe merrnin kryesisht artikuj që ishte më e lehtë të shiteshin në tregun e zi si bizhuteri, orë të shtrenjta, si edhe para të gatshme.

Policia mundi ti identifikojë anëtarët e grupit përmes vëzhgimeve të shumta.

Në grabitjen e parë, të ndodhur më 13 tetor në Caldes de Montbui, hajdutët vodhën një prej automjeteve në shtëpi.

Tre autorët e dyshuar shkuan në gjykatë në 18 tetor dhe gjykata hetuese numër 6 e Santa Coloma de Gramanet ka vendosur lënien e tyre në burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re