Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë sërish sot para mediave duke këmbëngulur në thirrjet e tij drejtuar qeverisë për nevojën urgjente që ka mbështetja e qytetarëve në këto momente krize të shkaktuar nga pandemia.

Basha ka denoncuar me forcë faktin se paratë që duhet t’u jepen të papunëve, mjekëve, bizneseve që po falimentojnë po vazhdojnë të vidhen nga qeveria dhe të dërgohen për inceneratorët e plehrave.

“Ne kërkuam të merreshin urgjent masat siç po merrnin të gjitha vendet e rajonit. Nuk dua t’i jap kredi vetes se po shpiknim rrotën, por pamë përvojat më të mira të rajonit.
Morëm Buxhetin e shtetit dhe pamë si po i shpenzonin paratë dhe u thamë që për hir të fëmijëve shqiptarëve, prindërve, të moshuarve çojini tek ata që numërojnë kacidhet për të blerë ilaçet, që janë në kufijtë e dëshpërimit absolut.

Përgjigja cinike tregon jo vetëm papërgjegjshmëri por edhe kriminalitet. Është kriminalet të vjedhësh paratë e shqiptarëve me inceneratorë dhe i siguroj se fatura e vjedhjes do të jetë dyfish më e lartë se nuk e ndali në momentin kur vendi kishte më shumë nevojë.

Shtetet e tjera ndalën tendera të pastër dhe kanë bërë rialokime masive në Buxhet për të mundësuar mbështetje të madhe, për të mundësuar që çdo familje të ketë minimumin jetik.

E vetmja qeveri në botë dhe i vetmi kryeministër në botë që vazhdon të vjedhë ditën me diell paratë e shqiptarëve, në vend t’ua japë të papunëve, mjekëve është kjo e Edi Ramës!

Për fatin e keq një pjesë e madhe e mediave vazhdojnë të censurojnë vjedhjen e madhe të plehrave.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re