Sllovenia ka përcaktuar disa rregulla të reja për hyrjet në vend, në kuadër të lehtësimit të masave kufizuese.

Rregullat janë njoftuar nga Ministria jonë e Jashtme në “Facebook”. Referuar njoftimit, shqiptarët që futen në Slloveni për arsye të përcaktuara, por jo që udhëtojnë drejt Shqipërisë, duhet të karantinohen për dy javë.

Ndërsa ata që futen në Slloveni thjesht sa për të kaluar drejt Shqipërisë, ju ndalohet hyrja nëse më parë nuk kanë marrë leje të konfirmuar nga shteti kufitar drejt të cilit udhëtojnë.

Më të lehta janë masat për shetasit e vendeve të BE, të cilët nuk kanë pse të kryejnë karantinë nëse nuk janë të infektuar apo kanë shenja të koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re