Pas njoftimit nga pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë shmangur këtë doganë, duke përdorur pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.

Moti i paqëndrueshëm, me reshje bore që përfshiu qarkun e Korçës, e kanë bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë në këtë pikë kufitare, pasi prezenca e akullit dhe e ngricave do të dominojë gjatë këtyre dy ditëve.

Ndërkohë, përsa ju përket autoveturave dhe autobusëve, ata shprehen për News24 se, janë informuar mbi njoftimin e policisë kufitare dhe se janë të pajisur të gjithë me zinxhirë, të cilat do t’i përdorin në rastet e nevojshme.

Nga ana tjetër, fluksi i madh i mjeteve është bërë i dallueshëm që prej mbarimit të festave me largimin e emigrantëve drejt shtetit grek.

Edhe pse ka pasur fluks, drejtuesit e mjeteve thonë se falë punës së policisë kufitare është bërë e mundur lëvizja e mjeteve të tyre, duke mos krijuar pritje të gjata.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3527 shtetas dhe kanë dalë 5515 shtetas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko