Qytetarët shqiptarë po sigurojnë më shumë jetën  dhe pronën. Ndërgjegjësimi konstatohet në të dhënat e fundit zyrtare   ku vetem zëri për sigurimin e jetës ka një rritje me  gati 22%.

Vetëm për  të siguruar jetën e shëndetin  në periudhën janë  janar-maj primet e sigurimeve kanë kapur vlerën 710 milione leke.

Ndërkohë  që sigurimi i pronës ka peshë më të madhe në totalin e  portofolit të sigurimeve.Në 5 muaj qytetarët shqiptarë kanë paguar  2,2 miliardë lekë ku peshën kryesore e mban sigurimi nga zjarri.

Por pavarësisht këtij trendi, sigurimi i detyrueshëm vijon të mbajë peshën kryesore në totalin e tregut të sigurimeve. Sigurimi i automjteve është një prej kategorive më të zhilluara në vend.

Të ardhurat nga primet  në total për muajin janar-maj 2023 kapën vlerën 8,9 miliardë lekë, ose 15.29% më shumë se në janar-maj 2022. numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në mbi  505 mijë  me një rritje prej 13.36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të AMF edhe pagesat e dëmeve  janë përmirësuar në muajt  eparë të këtij viti.. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 1,9 miliardë   lekë, apo 72.16% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re