Eurostat ka publikuar së fundmi disa të dhëna në lidhje me numrin e martesave e divorceve përgjatë vitit 2020. Rezulton se Shqipëria është e dyta në Europë kur fjala vjen për numrin e martesave për një mijë banorë.

Të parët radhiten hungarezët me gati 7 martesa për 1 mijë banorë, ndërsa Shqipëria ka afro 6 martesa për 1 mjë banorë.

Por krahas martesave të shumta, Eurostat vë në dukje përmes shifrave se numri i divorceve në Shqipëri mbetet i lartë. Gjatë vitit të pandemisë (2020) u regjistruan 1.5 divorce për një mijë banorë, duke e renditur Shqipërinë në krye të rajonit.

Në Europë rekordin për divorce e mbajnë çiftet nga Letonia, Lituania e Danimarka, ndërsa numrin më të vogël të martesave, e kryeson Italia me 1.63 martesa për 1 mijë banorë.

Më shumë detaje i gjeni këtu: Eurostat

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re