Legjenda e futbollit polak, Zbigniew Boniek mendon se një humbje e Polonisë me Shqipërinë në play-off të Botërorit do të ishte një katastrofë për futbollin polak.

 

Duke folur për mediat vendase, ai është shprehur se Shqipëria nuk është një kundërshtar i lehtë.

 

“Humbja kundër Shqipërisë do të ishte një goditje shkatërruese për futbollin polak. Askush prej nesh nuk mund ta kishte imagjinuar, por kundërshtari është vërtet i papërshtatshëm dhe aktualisht po përjeton momentin e tij më të mirë. Në gjysmëfinalet e play-off të Kupës së Botës, Polonia është favorite, por nuk do të jetë një formalitet. Nuk pres një fitore të lehtë. Shqiptarët janë të paparashikueshëm”.

 

Boniek kujton që Shqipëria e la pas Poloninë në kualifikueset e Euro 2024.

 

“Ky është një ekip me përvojë dhe inteligjent që e kaloi Poloninë në kualifikueset e Euro 2024, dhe ndeshja në Varshavë në marsin e 2023 përfundoi me një fitore me fat 1-0 për ekipin tonë”.

 

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të luhet më 26 mars, ora 20:45, në Varshavë.

 

Në rast suksesi, Shqipëria do të përballet në finalen e Play Off me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.

 

LEXO EDHE: FSHF publikon planin/ Ja kur shpallet lista e Kombëtares

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re