Kryeministri Edi Rama eshte sot në mbrëmje në Rinas, ku po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, përpara se të mbërrijë një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer prej 8190 dozash.

Pyetjes lidhur me deklaratën e Metës se “më 25 prill shqiptarët të dalin të votojnë më shpata”, Rama iu përgjigj me dhe ironi, ne vijim te talljeve me kreun e shtetit per rolin qe ka marre.

Kryeministri tha se parësore është lufta ndaj koronavirusit, ndërsa lufta me shpata është për fëmijët.

Edi Rama: Dozat që po marrim kanë rëndësi për personelin shëndetësor. Raporti mes këtyre sasive dhe atyre që kemi nevojë, është shumë i zhdrejtë, jemi të vetëdijshëm, por do bëjmë maksimumin.

Tjetra është që nga të gjitha të dhënat e deritanishme, nuk kemi pasur asnjë rast shqetësimi për personat e vaksinuar, dhe nga eksperienca ime personale antitrupat zhvillohen në mënyrë shumë mbreslënëse, si rezultat i vaksinimit.

Pyetje: Me vaksinat që mbërritën sot, por dhe nga marrëveshjet që kemi me Pfizer, shikon qevreia të ulë targetgrupin, e kemi nisur me mjekët dhe 80+, shihet mundësia të ulet mosha? Si e koemntoni presidentin?

Edi Rama: Me lejen tuaj do dëshiroja të fokusohesha te arsyeja pse jemi këtu që është një arsye madhore, te kjo luftë. Lufta nuk është me shpata, ato janë për fëmijët e kopshtit ose për ata që kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit.

Këtu bëhet fjalë për një luftë të madhe tregtare, politike, komunikimi dhe unë dua që çdo natë kur kam mendimin e fundit, të jetë që bëra dhe bëmë gjithçka edhe për sot, që në këtë liftë të mos mbetemi mbrapa.

Kjo është kryesore për mua sot. Për vaksinat, bluzat e bardha janë parësore dhe 65+, por kur flasim për 65+, fillojmë nga 80 e zbresim poshtë në 65.

Vaksinimi i atyre që janë mbi 65 vjeç dhe janë dikushi, kanë dhënë një kontribut, është bërë dhe për të dhënë një mesazh, për të krijuar barazi mes njerëzve. Ka pasur persona të njohur dhe të panjohur, në moshë të thyer.

Alfred Moisiut i fillon emri me A, ndaj ishte i pari. Shumë shpejt ne do të japim lajmin e garantimit të një sasie të konsiderueshme vaksinash.

Në ditët në vijim unë do të bëj një vizitë jashtë, dhe do të marrim konfirmimin zyrtar për të marrë 360 mijë vaksinat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re