Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka vlerësuar pritjen që Shqipëria i bëri afganëve, ku mes tyre janë edhe disa studiues, të cilët po marrin mësime në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Në fjalën e saj në ceremoninë nënshkrimit të marrëveshjes mes Universitetit Bujqësor të  Tiranës dhe Universitetit të Michigan, Kim u shpreh se shqiptarët udhëhoqën botën në pritjen e afganeve dhe kjo duhet të merret shembull nga të gjithë.

“Të gjithë kemi parë si shpërtheu dhuna në Afganistan. 12 studiues dhe familjet e tyre u larguan. Shqiptarët udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyre, duke na treguar se çfarë do të thotë të jesh një popull i nderuar.

Nuk kam për ta harruar humanizmin që populli shqiptar tregoi atë ditë.  Kjo nuk është diçka për ti dhënë vlerësim një personi, por një vlerësim për të gjithë popullit.

Ajo që qeveria bëri në emër të popullit tuaj, është diçka që u bë për  shkak të karakterit që keni. Bota ju ka parë me admirim dhe ne duhet të ndjekim shembullin tuaj”, tha Yuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re