Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik pak ditë më parë se shqiptarëve do tu kthehen vizat.

Balla e cilësoi këtë si ‘fake news’, duke akuzuar duke akuzuar për përhapjen e këtij lajmi të rremë sipas tij, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Më tej Balla shtoi se shqiptarët nuk duhet të tremben nga ky lajm, duke shtuar se Shqipëria shpreson të çelë zyrtarisht negociatat për anëtarësim.

“Prej ditësh ka një përhapje të një lajmi të rremë fillimisht nga prodhuesi më i madhi i lajmeve të rreme në Evropë, i cili është një fatkeqësi e madhe në këtë vend, që ka gënjyer me paturpësinë më të madhe edhe nga portali i djalit të vet, shkëlzeni.net, ku deklaron se qytetarëve shqiptarë nga 2021, do t’u vendoset vizat sepse shqiptarët janë të padëshiruar nga Evropa dhe SHBA. Ky është një projekt që BE e ka planifikuar prej kohësh. Nuk ka asnjë rikthim të regjimit të vizave për shqiptarët.

Nuk është aspak e vëprtetë ajo që ka përhapur burimi më i ndyrë i lajmeve të rreme në Shqipëri, Sali Berisha dhe mediat me paratë e korrupsionit. Paratë e korrupsionit të Sali Berisha sot janë kthyer në burim të investimeve për televizioneve. Turp i Tatimeve që nuk heton  se nga financohen disa portale dhe tv pas së cilës qëndron Berisha dhe familja e tij.

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të tremben nga ky lajm. Ne jemi shumë krenar që sot jemi në një moment historik të rrugës tonë evropiane. Jam shumë besimplotë që Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut do të fillojnë bisedimet dhe momenti ceremonial është konferenca e parë ndërqeveritare.

Gjithë ngazëllimi i Lulit, Pollos, Mulit, se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut rezultoi të jetë një lajm i rremë si ai i vizave.

Sa i përket shqetësimit që ka lindur pas sherrit midis Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, ju mund të ndërhyni, megjithëse nuk ka ndonjë shpresë. Baba Likja e ka marrë rrugën që më 25 prill, LSI-ja do të ikë për skrap, siç ka thënë Luli.” -tha Balla.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re