Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për dozat e vaksinës duke thënë se qeveria shqiptare është e vetmja që nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e saj. Në një shkrim në rrjete sociale, Basha thekson se është urgjente që të përcaktohen fondet për vaksinën dhe të nisi bisedimet me ShBA dhe BE për të vaksinuar qytetarët shqiptarë.
“Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë. Qytetarët ende nuk kanë mundësi të testohen edhe kur kanë patur kontakt me persona të infektuar”, theksoi kryedemokrati.
Basha shtoi se pasojat e kësaj neglizhence do të jenë të rënda, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat për tu mbrojtur nga Covidi.
Reagimi i plotë: Të gjithë e kemi të qartë se váksina që po përgatitet në kohë rekord në laboratorë të ndryshëm të botës mbetet mjeti më efikas për ndalimin e pándemisë cóvid-19. Synimi është që ashtu si jemi váksinuar kundër fruthit, rubeolës, hepatitit apo edhe virusit të gripit stinor, të mund që të váksinohemi edhe kundër virusit cóvid-19 sapo të jetë gati váksina.
Për këtë arsye gjithë vëmendja e qeverive anembanë botës sot është fokusuar tek sigurimi i váksinës anti-cóvid si mënyra e vetme për të ndalur virusin që po merr çdo ditë jetë njerëzish. BE, ShBA, por edhe vendet fqinje me Shqipërinë kanë paraporositur, rezervuar apo kanë ndarë fonde të veçanta për blerjen e saj, duke qenë se kërkesa për váksinën anti-cóvid është globale dhe kapacitetet prodhuese nuk mundësojnë dot një shpërndarje të njëtrajtshme të saj.
Kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e váksinës. Është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për váksinën anti-cóvid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të váksinohen kundër cóvid19 sapo váksina e re të jetë gati. Pa asnjë vonesë!
Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë. Qytetarët ende nuk kanë mundësi të testohen edhe kur kanë patur kontakt me persona të infektuar.
Nuk mund të vazhdohet më kështu! Pasojat e kësaj neglizhence do të jenë fatkeqësisht shumë të rënda, si për shëndetin ashtu edhe për ekonominë e shqiptarëve.
Ndaj pa humbur më asnjë ditë, duhet që qytetarët të informohen me përgjegjësi dhe transparencë: sa váksina kundër gripit sezonal ka siguruar qeveria, sa do të jetë fondi në dispozicion për váksinën anti-cóvid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj váksine me qëllim që tu sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit.
Edhe njëherë përsëris thirrjen që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, të respektojnë distancimin social, të mbajnë maskat dhe të zbatojnë të gjitha protokollet shëndetësore të OBSH-së. Virusi është mes nesh dhe derisa të kemi váksinën, kujdesi dhe masat e gjithsecilit prej nesh janë jetike për t’u mbrojtur prej tij.(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
