Më 13 janar, aeroplani i kompanisë ajrore Swiss që po fluturonte nga Nju Jorku drejt Cyrihut, qe detyruar të ateronte në aeroportin Gander në Newfoundland të Kanadasë. Stafi i aeroplanit kishte vendosur të ndalonte për shkak se një pasagjer ishte “rebeluar” dhe me sjelljet e tij problematike ishte bërë pengesë për fluturimin.
Ndërkohë, gazeta kanadeze “The Telegram” shkruan se personi në fjalë është shtetasi amerikan Lekë L., shqiptar që jeton në Nju Jork, transmeton albinfo.ch.
Botimi online i gazetës zvicerane “Blick” ka kërkuar përgjigje nga “Swiss” lidhur me incidentin. “Pasi që për Swiss siguria është prioriteti i parë, stafi ka vendosur për ndalesë në Gander. Pasagjeri i përmendur i është dorëzuar autoriteteve vendore”, ka thënë një zëdhënës i Swiss.
Lekë L. tash duhet të përgjigjet para gjykatës në Newfoundland për problemin që shkaktoi. Deri tash ka pasur dy marrje në pyetje ndërsa të marten (sot) rasti i tij do të procesohet më tutje.
Ai akuzohet se “ka penguar në mënyrë të qëllimshme punët e stafit të aeroplanit dhe me këtë ka rrezikuar edhe sigurinë e fluturimit”, thuhet në raportin policor.
The post Shqiptari detyroi avionin të bënte ulje emergjente në Kanada appeared first on .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re