Një shqiptar rreth 48-vjeç është gjetur i pajetë, mbrëmjen e së shtunës në mes të rrugës në Selanik të Greqisë.

 

Sipas mediave greke dyshohet se viktima mund të jetë vrarë, dhe për këtë policia ka shoqëruar djalin e tij 20 vjeçar. Infromacionet nga mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se dyshohet se mes babait dhe djalit ka pasur një konflikt dhe më pas i riu ka qëlluar të atin duke e lënë të vdekur.

 

Shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet i shtrirë në tokë në një park i mbuluar nga gjaku dhe me plagë të shumta në trup.

 

Ndërkohë autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re