Trupi i pajetë i shqiptarit i cili humbi jetën në Itali, do të kthehet në Kosovë falë një solidariteti të bashkëkombasve që jetojnë në Itali dhe Ballkan. 

44-vjeçari Bekim Kunushevci humbi jetën në në vendin e punës më 27 mars, pasi punonte në ndërtim. Ai u transportua në spitalin e Peruxhias, por fatkeqësisht ra në koma dhe pas tre ditësh ndërroi jetë.

Bekim Kunushevci jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte babai i dy fëmijëve. Komuniteti kosovar, shqiptar dhe maqedonas që jetonte në Valtiberina, i ndihmuar nga disa italianë, organizoi një mbledhje fondesh për të mundësuar që trupi i pajetë i Kunushevcit të kthehej në atdhe.

Falë këtij organizimi u mblodhën 11,000 euro të cilat do të përdoren për të paguar shpenzimet . Ajo që mbetet do t’i dhurohet gruas dhe fëmijëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re