Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Një shqiptar, me gur në dorë, ka hyrë në një lokal dhe ka kërcënuuar pronarët se do t’i vriste.

“Do t’ju vras”, ka thënë ai. 

Ngjarja ka ndodhur në Pub Cavern, në bregdetin qendror të Civitanova, ku rreth orës 22:00 u shfaq një shqiptar i dehur rreth të dyzetave. Vendi ishte plot me njerëz në atë kohë.

“U shfaq ky shqiptari që nuk e kishin parë kurrë më parë’”, tha e reja që drejton vendin së bashku me partnerin e saj

“Fillimisht u duk i qetë, pastaj filloi të na sulmonte. Më pa po na kërcënonte me fraza si “do t’ju vras”, “do të thyej gjithçka”. Ai theu edhe xhamin e derës së përparme, duke e çarë atë. Ai u kthye nga unë duke më thënë “ti je shërbëtori im”, tha pronari. 

Një djalë që punon në kuzhinë iu afrua shqiptarit dhe i kërkoi që të qetësohej.

“Por pas pak ai u kthye brenda dhe vazhdoi të na nervozojë. Në një moment ai hyri me një gur të madh, partneri u përpoq ta ndalonte dhe e goditën me shkelma. Disa klientë kanë ndërhyrë për ta mbrojtur, të cilët e kanë shtyrë shqiptarin për ta nxjerrë jashtë lokalit, ku ai ka vazhduar të bëjë rrëmujë, duke hedhur tavllat dhe duke përmbysur stolat. Ndaj thirrëm policin”, tha bashkëshortja e pronarit. 

Shqiptari është arrestuar dhe ndodhet në komisariat./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re