Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Roterdamit në Holandë, pasi iu gjetën 160 mijë euro “kesh”.

Shqiptari po udhëtonte përgjatë autostradës Roterdam-Ijsselmonde.

Arrestohet hajduti në urbanin e Tiranës së Re, dalin edhe emrat e pasagjerëve që u vodhi portofolat
Ai u ndalua në mënyrë të beftë nga policia dhe do të akuzohet për pastrim parash.

Policia e Roterdamit ra rastësisht në gjurmët e shqiptarit gjatë një patrullimi rutinë.

Policia filloi të dyshonte pasi 20-vjeçari shqiptar nisi të kishte një sjellje normale.

Kështu që vendosën ta ndiqnin.

Deri sa u ndal në drejtimin e një makine tip “Audi” në rrugën Roterdam-IJsselmonde.

Gjatë ndjekjes, agjentët kishin parë që 20 vjeçari kishte hyrë në një ndërtesë, dhe disa minuta më pas kishte dalë prej aty, me një çantë shpine, të cilën mezi e zhvendoste. Menjëherë pas kësaj, ata kishin vendosur ta ndalonin, dhe të ushtronin kontroll ndaj tij. Dyshimi i tyre rezultoi i saktë. Ndërsa kontrolluan makinën, ata gjetën çantën e shpinës bosh. Më pas ushtruan kontroll më të imtësishëm në gjithë makinën, ku gjetën 160,000 euro cash, të cilat ishin fshehur në brendësi të kamios.

Menjëherë autoritetet holandeze, ndaluan 20 vjeçarin shqiptar, gjithashtu sekuestruan makinën dhe sasinë e eurove të gjetura.

Policia holandeze, ka ngritur dyshimin se sasia e parave është përfituar nga aktivitete kriminale, por nuk ka bërë me dije identitetin e shqiptarit.

Agenten doorzochten dinsdagmiddag langs de A16 de auto van een 20-jarige man uit Albanië. Ze vonden in een verborgen ruimte in de middenconsole 160.000 euro aan contant geld en hielden de Albaniër aan op verdenking van witwassen. https://t.co/dizQgoQ39O pic.twitter.com/gvRJ5XdNAA

— Politie Rotterdam eo (@Politie_Rdam) October 30, 2019

https://platform.twitter.com/widgets.js

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re