Një shqiptar në në Çikago te Shteteve te Bashkuara të Amerikës i ka surprizuar të gjithë me gjestin human që ka bërë.

Ai ka dhuruar rreth 5 milionë dollarë për të hapur katedrën e parë të Albanalogjisë në SHBA, konkretisht në qytetin e Çikagos.

Idai Edy Bregu, një emigrant shqiptar që prej shumë vitesh ka jetuar
në Amerikë, para se të ndërronte jetë la një testament të hapur, ku
thuhej se një pjesë të pasurisë ia dedikon hapjes së të një katedre të
Albanalogjisë.

Tashmë, Katedra e Albanologjisë është në fuksion të plotë falë
donacionit prej 5 milionë dollarësh që Bregu ka dhuruar dhe zhvillon
veprimtarinë në kuadër të Universiteti De Pol në Çikago.

Ndërsa bëhet me dije se dhëheqës i saj është profesori i njohur
Gazmend Kapllani, i cili ka një ekpseriencë të gjatë në universitete dhe
kolegje të ndryshme në SHBA.

Në kuadër të Katedrës  do të themelohet edhe Aleanca
Shqiptaro-Amerikane, e cila do të grumbullojë intelektualët e rinj
shqiptarë në Amerikë, e që për qëllim do të ketë angazhimin e diasporës
në çështjen shqiptare, por edhe në avancimin e mëtejshëm të raporteve
shqiptaro-amerikane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re