Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku të shtunën mbrëma një shqiptar pasi është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur ka rrahur bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar me jetë.

E gjithë skena ka ndodhur para syve të fëmijës së tyre por kjo nuk e ka penguar shqiptarin që t’i afrohet të miturit dhe ta tmerrojë duke e kërcënuar me armë.

“Nëse flet do të të vras”, kanë qenë fjalët që babai i ka thënë fëmijës së tij që të mos mbante anën e nënës të cilën e kishte dhunuar me grushte e shkelma.

Në mesin e gjithë kësaj situate, gruaja ka marrë fëmijën dhe ka shpëtuar nga duart e tij. Ajo ka shkuar në stacionin e policisë duke denoncuar bashkëshortin e cili përballet me akuzën e sulmit seksual, dhunës në familje, rrezikimit të një të mituri, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe mbajtjes pa leje të armës gjahu dhe municionit.

Ai është arrestuar dhe sot në orën 12:30 do të dalë para gjykatës.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re